Me paterica dhe i dëbësuar, Robert Fico rikthehet në detyrë dy muaj pas atentatit ndaj tij
Robert Fico takohet m,e bashkëpunëtorët
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico njoftoi sot se ka rifilluar detyrën e tij, pothuajse dy muaj pas atentatit të 15 majit. Fico, 59 vjeç, u qëllua katër herë nga një distancë e afërt pas një takimi të kabinetit në një qytet në Sllovakinë qendrore. Atij iu desh t’i nënshtrohej dy operacioneve të gjata. Pas kësaj tentative, autori i dyshuar, poeti Yurai Tsintula, 71 vjeç, u akuzua për një sulm terrorist dhe u la në paraburgim.
Fico doli nga spitali më 31 maj dhe bëri daljen e tij të parë publike të premten e kaluar, në një event në Bratislavë. Sipas mediave sllovake, Fico ka shkuar në mbledhjen e sotme të kabinetit përmes një tuneli për të shmangur gazetarët.
“Të dashur media progresive dhe liberale dhe e dashur opozitë, kërkoj falje që mbijetova, por po kthehem”, ka shkruar ai në Facebook, duke postuar një foto të tij në zyrë.
Për shkak të lëndimeve të tij, Fico përdor paterica kur ecën. Është gjithashtu e qartë se ai ka humbur peshë. Fico është kryeministri i një qeverie tre-partiake që përfshin partinë centriste Smer-SD, qendrën Hlas dhe SNS- në e ekstremit të djathtë.
Pasi mori detyrën vjeshtën e kaluar, ai pezulloi ndihmën ushtarake të Sllovakisë për Ukrainën. Vetë Fico ka qenë në favor të bisedimeve të paqes me Rusinë, ashtu si edhe homologu i tij hungarez Viktor Orban. Në një fjalim javën e kaluar ai përshëndeti vizitën e diskutueshme të Orbanit në Moskë, duke thënë se do të dëshironte të ishte vetë atje nëse e lejonte shëndeti i tij./ZËRI
Burimi