Me 10 kg kokainë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Itali
👁352
Foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me 10 kilogramë kokainë të fshehur në shtëpinë e tij dhe në makinë. Autoritetet italiane e arrestuan shqiptarin teksa iu nënshtrua kontrollit fizik. Identiteti i tij, nuk bëhet me dije.
Në makinën e tij, u gjetën tre pako kokaine, brenda një kutie të përpunuar në mënyrë artizanale në bagazhin e makinës.
Ndërsa në shtëpinë e tij u gjetën edhe 6 pako të tjera lënde narkotike kokainë. Sipas autoriteteve italiane, pesha e drogës shkon në rreth 10 kilogramë, përveç shumës prej 1200 eurosh cash, që iu sekuestrua gjithashtu. Si prova materiale u sekuestruan telefoni dhe sende të tjera materiale./ZËRI