Masakra në Cetinje! Studentët dhe qytetarët e Malit të Zi në protestë

Masakra në Cetinje! Studentët dhe qytetarët e Malit të Zi në protestë

PAMJE NGA PROTESTA

MALI I ZI- Grupi i studentëve “Kah nesër”(Kamo sutra) vijon protestat e përditshme me bllokimin e rrugëve në Podgoricë dhe qytete tjera, duke kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesëve të sigurisë pas ngjarjes në Cetinje, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë. Ata vazhdimisht kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga protestat dhe bllokada derisa të plotësohen kërkesat e tyre për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Danilo Sharanoviç dhe zëvendëskryeministres për Siguri dhe Mbrojtje Aleksa Beçiç, shkruan vijesti.

PAMJE NGA PROTESTA

PAMJE NGA PROTESTA

PAMJE NGA PROTESTA

Kryeministri Milojko Spajiç, në përgjigje të kërkesave të grupit “Kamo Sutra”, tha se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë subjekt i ndryshimeve, pas një vlerësimi të punës së tyre dhe një analize të detajuar të performancës së tyre.
“Ne seriozisht i marrim të gjitha kërkesat e studentëve. Unë i kam ftuar në bisedime organizatorët e protestave, të cilët ata i refuzuan. Dorëhqjet e kërkuara më tepër janë akt moral i personave në fjalë dhe kjo gjë s’ka të bëjë me qeverinë malazeze”, tha kryeministri Spajiç.

Masakra në Cetinje
Nga sulmi i armatosur i Aco Martinoviç, mbetën 12 të vdekur dhe 4 të plagosur. Martinoviçi e filloi krimin në një restorant në Velestovë afër Qendrës Sportive. Pas një incidenti mes tij dhe një personi tjetër, ai shkoi në shtëpi për të marrë një armë, u kthye në lokal dhe aty vrau katër persona. Më pas, shkoi dhe në tre vende të tjera duke shtuar numrin e viktimave të tij. Për Policinë e Malit të Zi, motivi është ende i paqartë. 45-vjeçari më pas qëlloi veten me armë zjarri pasi ishte i rrethuar nga Policia./ZËRI

5623078 dsc 8149 ff

5623080 dsc 8296 ff

5623076 dsc 8176 ff

5623074 dsc 8095 ff
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente