Maqedonia e Veriut me Qeveri të re, gjashtë ministri udhëhiqen nga shqiptarët

Maqedonia e Veriut me Qeveri të re, gjashtë ministri udhëhiqen nga shqiptarët

zyrtarët

MAQEDONIA E VERIUT- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, votoi qeverinë e re me 77 vota për dhe 22 kundër. Kryeministër i shtetit zgjidhet Hristijan Mickoski nga koalicioni qeveritar i përbërë nga VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM. 
Kryeministri i ri Hristijan Mickoski, e përdori emrin kushtetues të vendit “Maqedonia e Veriut”, ndërsa tha se këtë detyrë do ta kryejë me përgjegjësi. Deputetët e LSDM-së dhe të Majtës votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian që drejtohet nga shqiptarët, e braktisi seancën pak para përfundimit të saj, njoftonn RTKlive.
OBRM-PDUKM zgjodhi Vlado Misajlovskin për Ministër të Mbrojtjes, Pançe Toshkovskin për Punë të Brendshme, Timço Mucunskin për Punë të Jashtme, Gordana Dimitrieska-Koçoskën për Financa, Sanja Bozhinovska për ministre të Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, ndërsa i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave është Cvetan Tripunovski.
Ministër i Transportit është Aleksandar Nikolovski, për Vetëqeverisje Lokale Zllatko Perinski, për Arsim dhe Shkencë Vesna Janevska, për Kulturë dhe Turizëm Zoran Ljutkov, për Transformim Digjital Stefan Andonovski dhe Ministër i Sportit është Borko Ristovski. Ministrat shqiptarë nga radhët e koalicionit “VLEN” janë ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, ministri i Planifikimi Hapësinor dhe Mjedisit Izet Mexhiti dhe ministri pa portofol Arben Fetai.
Qeveria e re, në vend të 16 ministrive, siç kishte qeveria e kaluar, do të ketë 20 ministri. Tre ministra do të jenë pa portofol, ndërsa kryeministri do të ketë pesë zëvendës./ZËRI
Burimi