
Macron telefonon “live” Zelenskyy-n gjatë një konference, presidenti: Emmanuel të marr për 15′!
Volodymyr Zelenskyy
KIEV- Një incident i rrallë ndodhi gjatë një video-konference midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe gazetarëve, pasi diskutimi u ndërpre nga një telefonatë nga Emmanuel Macron. Në një video të postuar në X, Zelenskyy ishte duke “u marrë në pyetje” nga një gazetare kur papritmas merr celularin dhe dëgjohet duke thënë: Më falni Emmanuel, kam një bisedë me gazetarët, a mund t’ju telefonoj për 15-20 minuta?
Pas 1-2 sekondash në të cilat ai me sa duket dëgjoi përgjigjen pozitive të presidentit francez, Zelenskyy e falenderon për mirëkuptimin. Gazetarët që ishin pjesë e konferencës, më pas e pyetën presidentin nëse kishte folur vërtetë me Macron.
“Po, sapo fola me presidentin Macron. Ne flasim shumë shpesh, pothuajse një herë në ditë,”-sqaroi Volodymyr Zelenskyy./ZËRI
Burimi