“Lufta” për pushtet mes karteleve në Meksikë/ Gjenden të vdekur 19 persona, ishin brenda një kamioni
Pamje nga Meksika
MEKSIKË- Të paktën 19 persona u vranë në Meksikë, si pasojë e një konflikti mes dy karteleve të drogës. Sipas mediave të huaja, viktimat janë gjetur brenda një kamioni mallrash, të gjithë të vrarë me armë zjarri. 14 nga viktimat janë gjetur në pjesën e pasme të kamionit, 2 të tjerë në kabinë, 2 në rrugë, ndërsa një tjetër rreth 100 metra larg të vrarëve të tjerë.
Sipas ministrisë së Drejtësisë, hetimet e para tregojnë se ky është një “konflikt” midis kartelit Sinaloa, një nga më të fortët në vend, dhe një fraksioni rival të quajtur “Karteli i Chiapas dhe Guatemalës”. Aktualisht këto dy organizatat kriminale janë në rivalitet për kontrollin e zonës ku edhe u gjetën viktimat, e e cila është pranë kufirit me Guantemalën.
Për të parandaluar përshkallëzimin e përballjeve mes dy grupeve, fundjavën e kaluar, qeveria federale urdhëroi vendosjen e 1200 trupave ushtarake për të forcuar sigurinë përgjatë kufirit me Guatemalën./ZËRI
Burimi