
Lista e PS/ Berisha: Skapistë dhe patronazhistë, kandidatët e PD nuk erdhën nga Dubai dhe Aruba
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha: Ndërkohë, shqiptarët panë listën e Skapit në krahun tjetër. Të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur, për shkakun e vetëm se kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën. Se ata që nuk kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët, morën urët. Kjo është e vërteta. Ministrat, si Lubia, si Mazniku 1000 euro bifteku. Si Lubia, që ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve kanë avulluar në drejtime më të paditura. Klosi, që është simboli i bixhozit, dhe e kuptoni ju vetë se çfarë do të thotë të jesh simbol i bixhozit, që le edhe lëkurën tënde peng. E keni lexuar ju, ’24 orë nga jeta e një gruaje’ të Stefan Zvajkut? Iu lutem qytetarëve, lexojeni këtë tregim për të patur idenë e plotë se çfarë përfaqëson Blendi Klosi, Blendi i Bixhozit. Shalsi, që sa shkoi përgjaku Kukësin. Shalsi, që iu qahej të tjerëve se mbetën tek vjehrra 8 apartamente, kur iku nga bashkia. Listë të mbyllur. Po Çuçi, që i detyrohet familjarisht 10 milionë euro të vjedhura, të përvetësuara nga Delina, që në rast se taksapaguesit amerikanë kërkojnë t’iu kthehen paratë, këto i konvertohen në vite burgu. Po Vengu? Dezertori i NATO-s. Një nga anëtarët e çetës 5B. Edhe ai në mbrojtje, sepse kreu detyrën me ngarkesat e kokainës dhe të tjera. Po Nikua? Peleshi, mbi të cilin rëndojnë afera nga më të rënda, firma ndër më të zezat. Qytetarët korçarë e kanë të qartë, se kush ka firmosur në vendin e Edi Ramës për djegësin e Elbasanit. E garantoj Nikon se, edhe mandat mbi mandat të marrë, drejtësisë nuk do i shpëtojë.Shqiptarët, panë një garë mahnitëse. Kandidatët e tyre nuk erdhën nga bodrumet e shtëpive mafioze. Nuk erdhën nga Dubai, Aruba apo qendra të tjera të rrezikshme të mafies shqiptare, por erdhën nga vota nga konsulta demokratike e anëtarëve të PD.
Burimi