
Lapaj tregon pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Adriatik Lapaj
TIRANË- Drejtuesi i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka diskutuar lidhur me çështjen e kandidimit të deputetit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula në listën e koalicionit që ai drejton. I ftuar në emisionin “Opinion”, Lapaj ngërçin e mosmarrëveshjes. Lapaj renditi 3 arsyet që e shtynë për të përfshirë demokratin në listën e kandidatëve për qarkun e Elbasanit, por edhe shkakun se përse nuk u përfshi. Sipas tij, Sula kërkonte vendin e parë, të sigurtë, në listën shumëemërore.
“Erdhi zoti Sula paraqiti mendimin, ne e morëm, bënë atë regjistrimin paraprak aq sa e donte ligjin, sepse ishte afati dhe dhamë kohë që të pyesnim strukturat në tërësi edhe Sula të mendohej. Ne kishim thënë që nuk do të bëjmë bashkëpunime me parti të mëdha politike apo drejtues ekzekutiv, pra njerëz që kanë marrë vendime për fatet e këtij vendi. Tani zoti Sula kishte vlerësimin tim për 3 arsye: 1- Kur kam qenë unë student ka votuar kundër për ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008. 2- Ka qenë mbështetës i reformës në drejtësi, e ka votuar atë dhe e ka mbështetur në vazhdimësi. 3- Në muajin Korrik vjet kur unë kam shkuar me 21 mijë firma dhe me projekt-ligjin për hapjen e listave dhe votën e diasporës, Sula ka qenë i vetmi deputet që ka votuar kundër mbylljes së listave. Për këtë ne apriori ne nuk mund t’i thoshim jo. I dhamë kohën e nevojshme vetes dhe zotit Sula. Të nesërmen zoti Sula pati pretendim për pjesën e listës së mbyllur për qarkun e Elbasanit për vendin e parë. Dhe qëndrimi ynë ka qenë që nëse këtë pretendim do e kishe ngritur që në momentin e parë që erdhi, ne do e kishim adresuar që në moment të parë, duke marrë një vendim të saktë. Në momentin që nuk e adresoi kur hyri, por pasi erdhi, atëherë ne kemi një qëndrim që kjo lista është bërë kështu pa qenë ti,”- tha Adriatik Lapaj.
Dashnor Sula nuk u përfshi në listën e sigurt të PD për qarkun e Elbasanit, ndaj edhe deputeti vendosi që të mos garonte më nën logon e demokratëve. Ndaj edhe vendosi që të kalonte dhe të kandidonte me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”. Por për shkak të mosmarrëveshjes u tërhoq dhe nga lista e Adriatik Lapajt./ZËRI
Burimi