
“Kush është me grekët do të vuajë!”/ Bandat ruse kthehen në kërcënim, shënjestrojnë edhe shqiptarët
Pamje nga sulmi
GREQI- Bandat ruse po terrorizojnë vendin fqinjë duke kërcënuar se “kushdo që është me grekët do të vuajë”. Sipas një artikulli të publikuar nga media greke “Tanea”, bandat ruse po kërcënojnë biznesmenët grekë dhe të gjithë ata që i përkrahin.
“Të pyeta, do të jesh me ne apo do të jesh me grekët që po iu kalon afati? Unë të kam thënë që dua të jemi miq, por kushdo që bashkëpunon me grekët do të vuajë…”, ky është dialogu mes një krimineli rus dhe një biznesmeni grek. Sipas dosjes, organi akuzës e ka konsideruar këtë si një luftë të rrezikshme që po zhvillohet në Greqi mes grupeve kriminale të huaja.
Dhjetëra kriminelë nga vendet e ish-Bllokut Lindor po “presin” kontrata vdekje, bomba, kontrabandë cigaresh, “produkte cigaresh, etj”.
“Kushdo që është me grekët do të vuajë”
Oficerë e policisë greke janë shprehur se mafia ruse, ndryshe nga ajo shqiptare, turke apo italiane që operon në Greqi, po tenton të shfarosë të gjithë kriminelët grekë. Ndërsa grupet kriminale të tjera, detyrohen të bashkëpunojnë me ta.
“Mafia jashtëzakonisht e rrezikshme rusisht-folëse, me baza në Rusi, Ukrainë, Gjeorgji e gjetkë, ka tentuar muajt e fundit të shfarosë të gjithë kriminelët grekë dhe të marrë frenat në skenën e natës dhe në të gjithë spektrin e krimit të organizuar. Diçka që nuk e ka asnjë nga mafiet e tjera (shqiptare, turke, italiane etj.) që vepronin apo janë ende të pranishme nuk e kishin tentuar më parë. Kriminelët rusë tani kanë ekipe vrasës dhe organizojnë vrasje. Ata të gjobisin deri më 1.000.000 euro ose të vrasin.
Me hetimin e fundit të policisë që kulmoi me dhjetëra arrestime, ne dhamë një goditje vendimtare. Por ne kemi frikë nga kthimi i tyre. Ata ndërrojnë vazhdimisht automjetete dhe përdorin targa të rreme, gjithashtu pa sisteme GPS”,- ka thënë një oficer policie në kushte anonime për median greke.
Nuk është rastësi që në dialogët e regjistruar e cilësojnë veten si… fantazma.
“Shtimi i tyre në vend ka sjellë shqetësim të madh, pasi ata nuk pyesin për askënd dhe braktisin edhe “shokët e tyre”. Këta kriminelë janë të rrezikshmë, madje kthehen edhe kundër Policisë, zyrtarëve qeveritarë dhe qytetarëve, por nëse rrisin fuqinë e tyre në ilegalitet…”
Kriminelët e huaj të rrezikshëm kanë bërë tashmë prezencë kriminale në Athinë dhe Selanik, si dhe në Mikonos, por edhe në zona të tjera turistike të vendit, në një kohë kur kriminelët grekë janë tashmë në pozicion “mbrojtës”, pasi fillimisht nuk e kanë perceptuar dhe më pas kanë nënvlerësuar rolin e dhjetëra kriminelëve të ish-Bllokut Lindor./PËRSHTATI ZËRI NGA TANEA
Burimi