Kush është Kristian Boçi, ‘filantropi’ me kompani ‘fantazëm’ që ka 3 emra. Nga miqësia me Besin te sponsorizimi i boksierëve
Kristian dhe Drilona Boci
TIRANË- Kristian Boçi, 47-vjeç, është një personazh i njohur në Shqipëri, për jetën e tij të luksit, që nuk nguron ta postojë në rrjetet sociale, e paralelisht me të shfaqet si bamirës, dhe besimtar praktikanë. Përtëj fotove me makina dhe me veshje të shtrenjta, duket se fshihet aktiviteti i tij i dyshimtë në fushën e biznesit, i lakuar shpesh në media, dhe i ‘damkosur’ sot nga Prokuroria e Tiranës, e cila përmes një njoftimi, deklaroi sekuestrimin e rreth 50 milionë eurove pasuri të Boçit, Elman Abule dhe 5 personave të tjerë të lidhur me ta.
Kristian Boçi ka dhe dy idenitete të tjerë që ka përdorur, ndërkohë që në emrin e tij rezultojnë një sërë biznesesh me aktivitet të dyshimtë, për shkak të ndryshimin të shpeshtë të statusit të tyre, nga aktiv në pasiv. Kristian dhe Drilona Boçi, hynë fuqishëm në tregun e “VIP”-ave në Shqipëri veçanërisht për dasmën e tyre luksoze që u mbajt në “Plaza” në qendër të Tiranës, dhe ku ishin të ftuar një sërë personazhet të botës së biznesit dhe të showbizzit në Shqipëri. Dasma e tyre vinte pas një raporti të gjatë 10-vjeçar mes tyre, ndërsa martesa ishte kurorëzuar me dy fëmijë.
Po ashtu çifti Boçi u bë i njohur për miqësinë që kishin me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn, ndërsa këtyre të fundit iu organizuan edhe dasmën, derisa një ditë u bënë bllok në rrjetet sociale, dhe ndërprenë çdo kontakt mes tyre. Po ashtu Kristian Boçi, shfaqet në krahë të boksierëve më të rëndësishëm që Shqipëria ka pasur, duke organizuar ndeshje, si dhe duke qenë një sponsor i tyre.
Boçi dhe bashkëshortja e tij kanë blerë nga këngëtarja Elvana Gjata, biznesin e veshjeve Altar, ndërsa 47-vjeçari rezulton dhe pronar i dy HEC-eve në veri të vendit.
Kristian Boçi, i cili ka operuar me 3 emra të ndryshëm, është bashkëpronar me Ender Boçi i dy hidrocentraleve në Zall Xhuxhë, një investim miliona euro, kamufluar me një kompani me kapital 10 mijë lekë!
Bamirësi Kristian Boçi kontrollon 50 % të dy hidrocentraleve përmes kompanisë së ndërtimit Mak-08, me nipt K81313013K, themeluar në vitin 2008 me kapital 3 milionë lekë.
Mak-08 ka 50 % të aksioneve në kompaninë GLORIS CONSTRUCTION, me nipt K81629013H, me kapital 100 lekë. Shoqëria Gloris Construction është pronare e kompanisë së dy hidrocentraleve, Hec Xall Xhuxhë, me kapital 10 mijë lekë.
Përmes 3 kompanive me kapital 4.1 milionë lekë, Kristian Boçi ka bërë një investim me vlerë miliona euro, të cilat në njoftimin e prokurorisë thuhet se ishin të pajustifikuara. Po ashtu sipas dosjes hetimore, Boçi kishte bërë blerje fiktive, me qëllim justifikimin e transaksioneve bankare, dhe kredive që kishte marrë në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.
Po ashtu, me anë të kompanisë Dizi, themeluar në 2015 me kapital 100 lekë, Boçi kontrollon disa biznese në Rrëshen me burim të dyshimtë, ku përfshihen servis, fast food, market dhe bar-kafe.
Kristian Boçi është pronar edhe i një kompanie të sigurisë fizike në Xhafzotaj të Durrësit, themeluar në 2008, me nipt K81515001D dhe kapital 4 milionë lekë. Tashmë 14 shoqëritë tregtare në emër të tij, dhe Abule janë vënë nën sekuestro, ndërkohë që të njëjtën fat kanë pasur edhe një sërë pronash të tjera të paluajtshme, sipërfaqe toke, si dhe llogari bankare pranë bankave të nivelit të dytë në Shqipëri./ZËRI
aaa5png
aa5png
aa3png
aa1png
Burimi