
Kush e telefonoi i pari?! Mitropoliti Joan zgjidhet në krye të Kishës Ortodokse, MESAZHI për besimtarët

Joani
TIRANË– Mitropoliti i Korçës, Joani, është zgjedhur pasardhësi i Anastas Janullatosit. Sinodi i Shenjtë u mblodh pas kremtimit të Liturgjisë Hyjnore, në Katedralen e Ngjalljes së Zotit në Tiranë. Anëtarët e Sinodit, Mitropolitët Nathanael i Amantias dhe Demetrios i Gjirokastrës, të dy shtetas grekë, u përjashtuan nga kandidatura, pasi nuk plotësojnë kriterin e shtetësisë shqiptare.
Ky ligj i shkruar në Statusin e Kishës së Shqipërisë, i miratuar në vitin 2006. Kështu postin e kryepeshkopit e mori personi që donte edhe vetë i ndjeri Janullatos. Me shpalljen e zgjedhjes së kryepeshkopit të ri, kambanat në të gjitha kishat e shenjta të Shqipërisë ranë të gëzuara.
Në mesazhin e tij të shkurtër drejtuar besimtarëve, ai e pranoi këtë shërbesë të lartë dhe premtoi ta kryente me përkushtim.
“Unë do të respektoj Traditën e Shenjtë dhe do të luftoj me të gjitha forcat për të mbrojtur të drejtat e Kishës. Jam i vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Krishtit, Themeluesit të Kishës, të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi”.
Pas shpalljes, ai mori telefonatat e para nga ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, si dhe ministrja e re e Arsimit, Sofia Zacharaki.
Ceremonia zyrtare e kurorëzimit të tij do të zhvillohet më 29 mars./ZËRI