Kryesia e PD, Berisha: Po përgatis qeverinë e re! Sula s’është përjashtuar, Sterjovski tradhtar

Kryesia e PD, Berisha: Po përgatis qeverinë e re! Sula s’është përjashtuar, Sterjovski tradhtar

Sali Berisha

TIRANË-Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në hyrje të ambjenteve të selisë blu, kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar përjashtimin e deputetit Dashnor Sula nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit dhe largimin e ‘Partisë Aleanca e Maqedonasve’ nga koalicioni.
Sa i përket Sulës, Berisha deklaroi se deputeti nuk është përjashtuar, ndërsa ka lënë të nënkuptohet se mund të jetë kandidat në listat e hapura.

Sali Berisha: S’është përjashtuar dhe s’mund të përjashtohet. Dashnor Sula është njeri i respektuar. Mos shkoni në ekstreme, primaret janë një kriter themelor, nuk ia mohon kush. Ka meritat e veta. Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Telefoni im ka mijëra mesazhe, edhe mund të më ketë shkruar. Ju doni të mbuloni emrat e atyre që dolën, çfarë kishte sot në dëshmitë e skapistëve në gjykatë, shpëtuat nga një telefonatë ju nga Lali vjedhësi?
Nga ana tjetër sa i përket largimit të ‘Partisë Aleanca e Maqedonasve’ nga koalicioni i Partisë Demokratike, Berisha e komentoi me një shprehje dedikuar kryetarit të AMIE-s, Vasil Sterjovski.

‘Sa ç’është i vjetër njeriu është edhe tradhtia’,-u shpreh Berisha.
Kryetari i ‘Partisë Aleanca e Maqedonasve’ Vasil Sterjovskin ka kaluar në krahun tjetër, duke iu bashkuar Partisë Socialiste. Sterjovski flitet se do të garojë në listën e hapur të Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente