Kryeprokurori i Lezhës në KPA! Dumani liston shkeljet: Të shkarkohet Erjon Shehaj

Kryeprokurori i Lezhës në KPA! Dumani liston shkeljet: Të shkarkohet Erjon Shehaj

Kryeprokurori i Lezhës në KPA! Dumani liston shkeljet: Të

PAMJE NGA SEANCA

TIRANË-Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancën për të shqyrtuar kërkesën e Komisionerit Publik, i cili kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj. Institucioni i Prokurorit Publik në këtë seancë përfaqësohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Ky i fundit ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj, pasi listoi shkeljet e këtij të fundit. 

Dumani ka listuara pretendimet e zbuluara nga Komisioneri Publik, në të cilën janë zbuluar mangësi të theksuara dhe tejkalimi të kompetencave nga kryeprokurori i Lezhës, Erjon Shehaj. 

“Subjekti nuk ka dhënë shpjegime bindëse për çështjet. Shkeljet e konstatuara janë kryesisht në kriterin profesional. Për një nga çështjet hetimore, Shehaj nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Bëhet fjalë për një dosje të vitit 2014 për akuzat e kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës. Kallëzues në këtë çështje ka qenë një punonjës policie, por Shehaj e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e goditjes për shkak të detyrës, jo atë të kanosjes. Kjo edhe pse ka pasur të dhëna që kallëzuesi ishte ndjerë i kërcënuar për shkak të detyrës. Shehaj nuk ka kryer veprime hetimore, duke mos sekuestruar kamerat e sigurisë”, është shprehur Dumani.

Një tjetër çështje e prekur nga kreu i SPAK, lidhet me arrestimin e një personi që është kapur me drogë e lëndë plasëse. Dumani shprehet se Shehaj e ka dërguar çështjen për gjykim dhe personi është dënuar me 6 vite burg./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente