Kredimarrje në sitë, përfundojnë hetimet për bashkëpunimin e kompanive të sigurimit dhe bankave

Kredimarrje në sitë, përfundojnë hetimet për bashkëpunimin e kompanive të sigurimit dhe bankave

Kredimarrje në sitë, përfundojnë hetimet për

Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka administruar më 3 mars përgjigjet e dhëna nga bankat e niveleve të dyta dhe kompanive të sigurimit për kredimarrësit. Në hetim u shqyrtua si bankat dhe kompanitë e sigurimeve bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në lidhje me sigurimin e jetës dhe dhënies së kredive individëve.

Sipas “WebLajm.com”, Autoriteti i Konkurrencës ka si synim të zbulojë marrëveshjet dhe praktikat që iu imponojnë klientëve sigurimet e caktuara dhe nëse ka kufizime në zgjehdhjet e tyre që mund të ndikojnë tek çmimet.

Hetimi nisi pasi qytetarët kanë depozituar ankesa në Autoritetin e Konkurrencës se disa banka po i detyrojnë klientët të marrin sigurime nga disa kompani të caktuara, duke i ndaluar ata të bëjnë zgjedhjet e tyre.

Kredimarrje në sitë, përfundojnë hetimet për

Dokumenti

Bëhet me dije se nëse do të konstatohen shkelje të ligjit të konkurrencës, subjektete e përfshira do të përballen me gjoba ose me masa rregullatire. Autoriteti i Konkurrencës nënvizon se mbrojtja e konsumatorëve dhe nxitja e një tregu të hapur dhe të drejtë janë prioritetet kryesore. Hetimi po kryhet si pasojë e rritjes së së tregut të sigurimeve lidhur me kreditë bankare. Ekspertët kanë kërkuar transparencë në mënyrë që të mbrojë interesat e qytetarëve.

Hetimet kanë përfunduar, ndërsa do të analizohen të dhënat për të parë nëse ka apo jo shkelje. Gjithahstu do të zhvillohen konsultime me palët e interesuara për të marrë një vendim përfundimtar./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente