
Kontrabandonte flori për t’i shitur në Shqipëri! Pranga turkut, i sekuestrohen mbi 50 mijë euro
👁3363
mjetet e sekuestruara TIRANË-Një shtetas turk, 39 vjeç është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për kontrabandë të sendeve me vlerë. Policia bën me dije se nga kontrolli fizik, 39-vjeçarit i janë gjetur 455 gramë flori dhe bizhuteri floriri, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar me qëllim shitjen në Shqipëri. Mallrat pa fatura blerjeje, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 euro dhe 16 200 dollarë që iu gjetën 39-vjeçarit. Gjithashtu është sekuestruar automjeti dhe celulari i tij. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Gold”. Kontrabandonte flori dhe bizhuteri floriri, për t’i shitur në Shqipëri,...
Burimi:
Zeri.ai