Kontakti i fundit i Ervis Martinajt, Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë për Jeton Lamin. I liruar nga burgu

Kontakti i fundit i Ervis Martinajt, Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë për Jeton Lamin. I liruar nga burgu

Ervis Martinaj dhe Jeton Lami

TIRANË- Prokuroria e Lezhës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për Jeton Lamin, ish-policin që është personi i fundit që ka shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, dhe dyshohet se mund të ketë dijeni për fatin e tij. Prokuroria e Lezhës ka kërkuar një dënim më të ashpër për Lamin, i cili u lirua nga qelia në fund të vitit të kaluar, pasi shleu një dënim minimal për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Nga ana tjetër dhe vetë Lami, i është drejtuar Gjykatës së Lartë, me kërkesën për të marrë pafajësinë në lidhje me akuzën që u ngrit ndaj tij.
Ish-oficeri i operacionales u dënua me 2 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Lezhës, ndërkohë që tashmë ndaj tij pritet të ketë një proces të dytë gjyqësor. Regjistrimi i padisë është bërë në datën 26 Qershor, ndërkohë që relatori i çështjes është gjyqtari Ilir Panda, ndërsa ende nuk ka një datë për seancën e parë, në ngarkim të të pandehurit.

regjistrimi i ceshtjes ne gjykaten e larte

28-vjeçari Jeton Lami, ish-agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u arrestua më 24 gusht 2022, pasi sipas policisë afërsia e tij me të shumëkërkuarin dekonspironte operacionet. Sipas komunikatës së zyrtare të policisë, Lami e shoqëronte Martinajn me makinë.
Më 5 Gusht 2022 Lami dyshoher se e ka marrë Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e ka transportuar atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel, ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Jeton Lami refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt. Ai preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn./ZËRI 
Burimi