Komisioni Hetimor për ndërhyrjet në TIMS, po dëshmon shefja e SHISH, mbledhja me dyer të mbyllura

Komisioni Hetimor për ndërhyrjet në TIMS, po dëshmon shefja e SHISH, mbledhja me dyer të mbyllura

Ervin Salianji dhe Vlora Hyseni

TIRANË- Ka nisur sërish Komisioni Hetimor për sistemin TIMS. Mbledhja e sotme ka nisur me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. Që në nisje të takimit, kryetarja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vjosa Hyseni ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kërkesa e saj ka nisur debatin që zhvillohet gjatë çdo marrjeje në pyetje të Komisionit.
“Lidhur me objektin e raportimit kërkoj që seanca të zhvillohet e mbyllur dhe me praninë e deputetëve që janë të pajisur me certifikatë. Raportimet në Kuvend duhet të mbrojnë informacionet e klasifikuara,”- tha Hysenaj.
Pas Hysenit, Salianji në cilësonë e kryetarit të Komisionit e mori sërish fjalën pas saj, duke kërkuar që takimi të mbahet me dyer të hapura dhe nëse ka informacione konfidenciale, mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.
“Unë propozoj që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, e më pas nëse ka informacione të klasifikuar mund të kërkojë mbledhjen me dyer të mbyllura. Është e domosdoshme sepse deri më sot jemi njohur me të dhëna që as nuk mund të imagjinosheshin që do të kishin ndodhur në këto përmasa,”-tha Salianji në fjalën e tij. Pas tij, ishte zv.kryetari Toni Gogu, ai i cili kërkoi që çështja të hidhej për votim, gjë që solli sërish debat mes deputetëve. 
Toni Gogu: Zoti kryetar kërkesën tuaj ta hedhim në votim. Që kjo mbledhje të vazhdojë në shinat e ligjshmërisë, hidheni në votim!
Ervin Salianji: Jeni të axhituar sot nuk e di çfarë keni. Unë mendoj që i shërben publikut që mbledhja të jetë me dyer të hapura. Lakuriqi i natës nga drita verbohet dhe del vetëm në errësirë. Të heqim median, të heqim dritën dhe të bëhemi si lakuriq nate. Nuk shpëtoni dot. Dëshmitarët vijnë dhe ia kalojnë topin njëri-tjetrit si xhonglera.
Por pavarësisht këmbënguljeve të opozitës, marrja në pyetje e Hysenit po zhvillohet me dyer të mbyllura. Në të njëjtën mënyrë kanë dëshmuar deri më tani edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla; kryepolici Muhamet Rrumbullaku, ish-drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, Ervin Muça dhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit. 
Ç’ka ndodhur me sistemin TIMS?
Sulmi i ndodhur në 2022 ndaj sistemit TIMS është marrë përsipër nga një grup i identifikuar si Homeland Justice, i cili, sipas qeverisë shqiptare është i financuar nga Irani. Pikërisht për këto sulme, jo vetëm ndaj TIMS por edhe institucioneve të tjera, kryeministri Edi Rama deklaroi ndërprerjen e marrëdhëneve me Republikën Islamike të Iranit. Pas sulmeve kompania Microsoft që mori pjesë në hetimin e ngjarjes tha se të gjitha zbulimet e saj ishin të lidhura me Iranin. Hetimi i TIMS është paraprirë nga akuza dhe përplasje të ndërsjellëta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa deputetë demokratë kanë paralajmëruar se të dhënat që do të zbulohet nga Komisioni, do të zbardhin shumë nga lidhjet e ministrave apo zyrtarëve socialistë me elementë të krimit./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente