Komisionerja Kos në Elbasan për Ditën e Verës, vendos dy “verore”: Për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian

Komisionerja Kos në Elbasan për Ditën e Verës, vendos dy “verore”: Për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian

Komisionerja Kos në Elbasan për Ditën e Verës, vendos dy

Marta Kos

ELBASAN- Komisonerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos vizitoi sot qytetin e Elbasanit për Ditën e Verës. Kos, postoi fotografi nga aktivitetet në Elbasan, madje vendosi edhe “verore”. Ajo u shpreh se vendosi dy “verore” në duar, pasi mësoi se ato të sjellin fat. Zyrtarja tha se ato janë për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian.

“Jam shumë e lumtur që erdha në Ditën e Verës, nuk e njihja qytetin tuaj. E vizitova qytetin tuaj sepse doja të shihja nga afër disa projekte shumë të rëndësishme që financohen nga BE. Ne patëm mundësi të takoheshim te punishtja me gra që bëjnë qilima të mrekullueshëm. Shkuam në një projekt tjetër që financohet me fondet tona, është një projekt që ndihmon gratë e dhunura. Ishte e vështirë, por edhe inkurajuese që të bisedonim me to. Shkuam te super shkolla “Dhaskal Thodri”, biseduam me nxënësit e asaj shkolle që ishin të mrekullueshëm. Ne do përpiqemi që këto fonde të vijojnë. Kam më fort përzemër projektet që janë për të rinjtë. Shqipëria ka ecur në mënyrë të mrekullueshme, ka reforma për të bërë, nëse ritmi është si tani, do përfundohet gjithçka në 2027. Duke vijuar me këtë ritëm pune dhe pasion, së shpejti, BE të mos jetë bashkim i 27 vendeve anëtare, por me 28, kur Shqipëria të bëhet vend anëtar. Më thanë që këto sjellin fat, prandaj vura dy, një për Shqipërinë dhe një për BE”, tha Kos.

Komisionerja e Bashkimit Evropian, Marta Kos vizitoi ditën e djeshme Tiranën më (13 mars). Ajo u takua me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Ramam kreun e SPAK Altin dumani, kryeprokurorin Olsi Çela dhe kreun e ILD, Artur Metani. Kos u shpreh se mbështet rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe luftën e drejtëisë kundër Korrupsionit./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente