
Khamenei drejtuar SHBA-së: Do të marrin një goditje të fortë nëse dëmtojnë Iranin
Ayatollah Ali Khamenei
TEHERAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se kërcënimet e SHBA-së ndaj vendit të tij nuk do i çojnë askund. Irani i ka kthyer përgjigje një letre zyrtare që kanë marrë nga presidenti Donald Trump, i cili ka kërkuar zyrtarisht thirrje për negociata mbi programin bërthamor të Teheranit.
“Amerikanët duhet ta dinë se kërcënimet nuk do t’i çojnë askund. Ata dhe të tjerët duhet ta dinë se do të marrin një shuplakë të fortë nëse dëmtojnë kombin iranian,”-tha ai, me fjalimin e tij të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.
Më 7 mars, Trump tha se i kishte shkruar një letër Iranit duke i propozuar negociata. Në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë, Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja ndërkombëtare për programin bërthamor iranian dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit./ZËRI
Burimi