
Kërkon kthimin e llogarive bankare, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Ajola Xoxës

Ajola Xoxa
TIRANË-Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj u paraqit sot në Apelin e GJKKO-së. Ajola Xoxa kërkon lirimin e disa llogarive bankare, për të cilat ka bërë ankim, pasi i janë bllokuar. Senca është shtyrë për ditën e nesëme.
Senca u shty pasi Gjykata kerkoi kohë për tu njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK. Ajola Xoxa argumenton se këto para janë të rregullta me burime të ligjshme dhe jo ashtu sic pretendon SPAK. Xoxa ka bërë gjithashtu rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO-së që legjitimoi kontrollet në bizneset e saj, si edhe sekuestrimin e celularit.
Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga ‘arrest shtëpie’ në “detyrim paraqitje”. SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF./ZËRI