Kanosën dhe sulmuan kandidaten për deputete, përfundon në pranga ministri i Kurtit dhe djali i tij

Fikrim Damka

KOSOVË-Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe djali i tij Fuat Damka kanë përfunduar në prangat e policisë. Babë e bir akuzohen për veprën penale “Kanosje dhe Sulm”. Arrestimi i tyre erdhi pasi Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) ka akuzuar publikisht kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka për sulm fizik ndaj një kandidateje për deputete nga radhët e YTHP-së. 
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku bëri me dije se dy të dyshuarit për sulm do të mbahen për 48 orë në stacion policor.
“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast “Kanosje dhe Sulm”, policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe jane mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor”,-njoftoi Policia./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente