Jo vetëm në Shqipëri! Edhe Kosova shpall ditë zie për vdekjen e Ismail Kadare

Jo vetëm në Shqipëri! Edhe Kosova shpall ditë zie për vdekjen e Ismail Kadare

Ismail Kadare

PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që dita e nesërme, 3 korriku, të shpallet ditë zie shtetërore në ndërim të shkrimtarit Ismail Kadare. Edhe Shqipëria po ashtu e ka shpallur 2-3 korrikun ditë zie kombëtare, ndërsa flamuri është ulur në gjysmështizë në të gjitha institucionet në vend.
Nesër, pas homazheve që do të mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Kadare do të përcillet për në banesën e tij të fundit me nderime për kontributin e tij në letërsi. Për mbarëvajtjen e ceremonisë dhe homazheve është ngritur një komision i posaçëm, nën mbikqyrjen e kryeministrit Rama, pjesë e të cilit do të jenë 3 ministra, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj drejtori i policisë së shtetit, komandanti i Gardës por dhe përfaqësues të kabinetit kryeministror.
Po kështu, në orën 13:00, të 3 korrikut në nderim të tij do të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje. Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror do të transmetojë muzikë funebre./ZËRI
Burimi