
Jim Morrison është gjallë? Ikona e rrokut të viteve ’60 jeton në Nju Jork
Jim Morrison
SHBA- Jim Morrison vdiq gati 54 vjet më parë në moshën 27-vjeçare dhe trupi i tij u varros në Paris, Francë, ose të paktën kshu u njoftua. Një dokumentar i ri ka rikthyer një teori të vjetër: “Jim Morrison është ende gjallë”. Sipas dokumentarit të titulluar “Para Fundit: Në kërkim të Jim Morrison”, këngëtari ikonik i rrokut të viteve 1960 është gjallë dhe jeton në Syracuse, Nju Jork.
Dokumentari, i ndarë në tre episode është drejtuar nga regjisori i pavarur Jeff Finn, i cili e konsideron veten një fans të madh të “The Doors” dhe që e mbështet tezën e tij duke ofruar prova dhe dëshmi. Për këngëtarin e rrokut të thuhet se falsifikoi zhdukjen e tij për të jetuar fshehurazi në Sirakuzë të Nju Jorkut, ku ai ende banon, sot 81 vjeç, në anonimitetin më të rreptë.
Sipas tij, Jim Morrison gjatë këtyre viteve ka adoptuar emrin Frank dhe ka punuar si mirëmbajtje. Një shenjë në hundë, pikërisht aty ku muzikanti legjendar kishte një nishan, është sipas tij një nga provat se personi në fjalë është në të vërtetë ai.
Morrison u varros para se të kryhej një autopsi. Zyrtarisht u shpall se humbi jetën nga problemet e zemrës, ndoshta lidhur me përdorimin e tij të drogës dhe alkoolit. Lajmi për vdekjen e tij më 3 korrik 1971, nuk u njoftua në mediat amerikane për gjashtë ditë. Sot këngëtari do të ishte 81 vjeç.
Burimi