
Java nis me vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot
👁3347

FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Sot moti do të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash, të cilat pritet të jenë të shpeshta në të gjithë territorin. Në pjesën më të madhe të vendit pritet reshje shiu, por më e theksuar në zonat veriore. Nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonat malore, në lartësi mbi 900 metra.
Këtë mëngjes temperatura minimale ka shënuar 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 19 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./ZËRI