‘Jam qelibare’/ Mjekja e pezulluar e Onkologjikut:Tentova të vrisja veten! I dhashë të drejtë zonjës që u hodh në Bunë me fëmijët

‘Jam qelibare’/ Mjekja e pezulluar e Onkologjikut:Tentova të vrisja veten! I dhashë të drejtë zonjës që u hodh në Bunë me fëmijët

Alketa Ymeri Pere

TIRANË- Mjekja e pezulluar e Onkologjikut, Alketa Ymeri Pere ka folur këtë të martë rreth skandalit që përfshiu spitalin, pjesë e të cilët ishte dhe ajo vetë. Në një intervistë në ‘’Top Story’’, mjekja ka treguar se pas pezullimit ka tentuar të vrasë veten. Ndërkohë shton se në atë moment i ka dhënë të drejtë Alma Arrazit, e cila në një moment të vështirë dyshohet se është hedhur nga ura e Bunës bashkë me tre fëmijët e mitur. Ndër të tjera, ajo ka treguar se e dinte që kolegët e saj i dërgonin pacientët në privat dhe se për këtë kishte vënë në dijeni drejtoreshën e QSUT-së.
Alketa Pere: Nuk di çfarë të them kam marrë telefonata nga pacientët, më është dukur vetja në punë ose me pushime, kur mora vesh pezullimin ajo ndjesi si mjeke ishte që pse është shtuar numri i vetëvrasjeve në Shqipëri. Kur mora vesh këtë lajm i dhash të drejtë edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët më ndau një moment i vogël për t’u hedhur nga ballkoni. Një mjeke me 30 vite eksperiencë që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Kam shkuar në punë në ’97 mes plumbave, as në kovid se ndala punën. Marrëdhëniet më të dobët e kam me kirurgët sepse i kam thënë mos i çoni pacientët tek spitalet tuaja private. I kam dërguar një mesazh para disa kohësh drejtoreshës ku i thashë për problematikën. E dija që çonin pacientët tek privati. Nuk e di çfarë të them për ndëshkimin. Jam qelibar, kurrë në jetën time ti kem thënë pacientit që të shkojë tek privati për të bërë qoftë një analizë.
Skandali tek Onkologjiku
Asnjë prej mjekëve të spitalit Onkologjik (Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri, mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta dhe Emiljano Lena, koordinator) nuk është vendosur në burg nga togat e zeza, madje duket se mjekët kishin frikë mediat më shumë se drejtësinë. Edmond Gashi para se të hynte në Gjykatë tha se kishte bërë vetëm detyrën, ndërsa pas seancës ia futi vrapit që të mos kapej nga mediat. Nga ana tjetër, Alketa Pere në fjalën e saj në vend që të fliste për skandalin është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media. Pasi doli nga gjykata, bëri një “alibi brilante” për veten duke u shprehur se nuk ishte ajo Alketa që dilte në përgjime. Ndërkohë që secili prej mjekëve ka pretendimet e veta për pafajësi, me çdo orë që kalon, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin që ndodhte nën hundën e të gjithëve para Onkologjikut./ZËRI
Burimi