Jakup Krasniqit i ndalohet mbajtja e kravatës kuqezi në Hagë/ E bija: Babai im, Mic Sokol!

Jakup Krasniqit i ndalohet mbajtja e kravatës kuqezi në Hagë/ E bija: Babai im, Mic Sokol!

Jakup Krasniqi

HAGË- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Dhomat e Specializuara të Hagës. Shkak është bërë një kravatë kuq e zi me shqipnjë që kishte veshur Jakup Krasniqi. Edhe pse e kishte mbajtur vënë disa seanca, në takimin e djeshëm nuk iu lejua. Lajmin e bëri të ditur qysh në fillimin e seanës së djeshme avokatja e Jakup Krasniqit.
“Dua një përgjigje sepse atë kollare Krasniqi e ka veshur edhe herave të tjera,”- tha ajo. Ndërsa përgjigjen e mori nga kreu i trupit gjykues, Charles Smith, i cili u shpreh se do të interesohej dhe do të kthente një përgjigje, gjë e cila nuk ndodhi.

Jakup Krasniqi

Ndërkohë që çështja e kravatës nuk është zbardhur e plotë, një reagim ka ardhur nga vajza e Krasniqit, Gresa. Në reagimin e saj, teksa shpreh zemërimin lidhur me gjestin, e krahason të atin me Mic Sokolin. 
“Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku. Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur! Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra! Tash, bacit Jakup, garant ia kanë sekuestruar edhe kravatën. Për këtë veprim, mund të ndërmarrin edhe masa disiplinore ndaj tij. Por, ironike është që atyre që ia hoqën kravatën sot, iu kanë dashur gati katër vjet ta dallojnë simbolin kombëtar, përkundër që është raportuar edhe në media për “kravatën kuqezi”. Të njëjtit, të cilët nuk e dallojnë dot as simbolin tonë kombëtar, po na gjykojnë në emër të popullit,”-ka shkruar ajo në rrjetet e saj sociale.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi po gjykohet në Hagë për krime lufte./ZËRI
Burimi