Ishte shpallur në kërkim, arrestohet ish-përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës në Bulqizë
DIBËR- Gëzim Boda, ish-përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës në bashkinë Bulqizë, ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. 52-vjeçari në vitin 2010, teksa mbante detyrën e përgjegjësit të Zyrës së Urbanistikës në bashkinë Bulqizë, me veprimet e tij në kundërshtim me ligjin, ka vendosur dërgimin për miratim të dy kërkesave për leje ndërtimi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dibër/Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Kapet dhe ndalohet një 52-vjeçar, i dënuar nga Gjykata e Dibrës me 8-muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Strukturat e Policisë të DVP Dibër, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G.B., 52 vjeç, banues në Bulqizë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Dibër, e ka dënuar me 8-muaj burgim për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas në vitin 2010, teksa mbante detyrën e përgjegjësit të Zyrës së Urbanistikës në bashkinë Bulqizë, me veprimet e tij në kundërshtim me ligjin, ka vendosur dërgimin për miratim të dy kërkesave për leje ndërtimi, të kërkuara nga dy shtetas.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.
Burimi