‘Isha e traumatizuar nga burri’/ Mjekja e Onkologjikut: I thashë OPGJ-së që kam marrë 10 mijë lekë nga Edmond Gashi që të më linte të lirë

‘Isha e traumatizuar nga burri’/ Mjekja e Onkologjikut: I thashë OPGJ-së që kam marrë 10 mijë lekë nga Edmond Gashi që të më linte të lirë

Alketa Pere dhe Edmond Gashi

TIRANË- Mjekja Alketa Ymeri Pere, e përfshirë në skandalin e Onkologjikut ka folur këtë të martë ku ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj saj. Sa i përket akuzës së ka marrë 10 mijë lekë nga mjeku Edmond Gashi, ajo tha se këtë gjë e ka thënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore vetëm që ky i fundit ta linte të lirë. Ndërsa tha se akuzat ndaj saj janë të manipuluara. Deklaratat i bëri në “Top Story”. 
Alekta Pere: Nuk kam marrë kurrë lekë nga Edmond Gashi. Kurrë në jetën time, jo. Kur shkova te OPGj, i thashë më lër të iki se më ka dhënë Mond Gashi një 10 mijë lekësh, se nuk po rrija dot më. Nuk e mora seriozisht se nuk kam lidhje me këtë gjë. E mora përsipër këtë sfidë dhe më the, të thashë. Sa i përket dosjes ku jam unë në përgjime, ka të bëjë me një paciente. Ajo i kishte thënë Afrimit që më ka dhënë një kafe mua. Kur doli nga përgjimet, unë i thashë: “Moj Flora, kur më ke dhënë lekë ti mua?” Më tha: “Unë vetëm një vazo me lule të kam dhënë. Më kanë ardhur, më kanë bërë presion”. Ajo tha: “Unë u çudita
Ndërkohë ka folur dhe për një firmë të hedhur në një kartelë në klinikën private ”Megis”, që sipas akuzës vërteton se ajo ka punuar aty. Pere tha se se nuk do ta dfiskutojë, pasi në ato momente për të ketë qenë e traumatizuar nga bashkëshorti. 
Alma Demiraj: Pse e firmose kartelën me emrin e spitalit privat “Megis”?
Alketa Pere: Mund të isha e traumatizuar nga burri im
Alma Demiraj: Si mund ta bësh këtë?
Alketa Pere: Nuk më duket ndonjë gjë për tu diskutuar
Alma Demiraj: Jeni apo jo e punësuar nga “Megis”?
Alketa Pere: Jo.
Skandali tek Onkologjiku
Asnjë prej mjekëve të spitalit Onkologjik (Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri, mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta dhe Emiljano Lena, koordinator) nuk është vendosur në burg nga togat e zeza, madje duket se mjekët kishin frikë mediat më shumë se drejtësinë. Edmond Gashi para se të hynte në Gjykatë tha se kishte bërë vetëm detyrën, ndërsa pas seancës ia futi vrapit që të mos kapej nga mediat. Nga ana tjetër, Alketa Pere në fjalën e saj në vend që të fliste për skandalin është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media. Pasi doli nga gjykata, bëri një “alibi brilante” për veten duke u shprehur se nuk ishte ajo Alketa që dilte në përgjime. Ndërkohë që secili prej mjekëve ka pretendimet e veta për pafajësi, me çdo orë që kalon, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin që ndodhte nën hundën e të gjithëve para Onkologjikut./ZËRI
Burimi