Incident gjatë protestës! Kapsulla në drejtim të kordonit policor, lëndohen 3 efektivë

Incident gjatë protestës! Kapsulla në drejtim të kordonit policor, lëndohen 3 efektivë

PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË- Tre efektivë të policisë së Shtetit janëparë duke u larguar nga protesta e opozitës. Në momentin që Berisha është ngjitur në podium për të mbajtur fjalën e tij, protestuesit kanë hedhur kapsulle dhe tymuese drejt Kryeministrisë. Kapsollet ranë mbi kordonin e policisë, që po mbron godinën e Kryeministrisë. Si pasojë, tre efektivë janë lënduar. 
Në videon më poshtë efektivja shihet teksa shoqërohet nga kolegët e saj. Siç duket edhe në pamje ajo dyshohet të jetë lënduar në sy, si shkak i tymueseve të hedhura nga protestuesit. Dy të tjerët janë dëmtuar në dorë dhe qafë.

“Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë janë lënduar tre punonjës policie, ( një punonjëse në sy, një punonjës në dorë e një tjetër në fytyrë). Tre punonjësit e policisë të lënduar janë dërguar në spital”, njofton policia.
Të tre efektivët po marrin ndihmën mjekësore në spital./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente