Humbja ekstreme në zgjedhje, Le Pen: Fitorja jonë, thjesht është vonuar
👁1787
Marine Le Pen
FRANCË- Marine Le Pen, e cila bashkë-drejton Tubimin Kombëtar me Jordan Bardella, ka reaguar pas humbjes ekstreme. Ajo është shprehur se fitorja e partisë së saj “vetëm është vonuar” dhe ajo “e sheh farën e fitores së nesërme në rezultatin e sotëm”.
Le Pen, e cila kandiduar pa sukses për presidencën tre herë, tha gjithashtu se situata e presidentit Macron është e paqëndrueshme.
Sondazhet në shtetin francez kanë nxjerrë favoritë të majtët si dhe të fundit në listë, partinë Rally National të së djathtës ekstreme të Marine Le Pen. BBC shkruan se Koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor do të fitojë shumicën e vendeve në parlamentin e Francës. Në vend të dytë është renditur Aleanca e Ansamblit e Emannuel Macron.
Burimi