
Histori të trishta nga Gaza, 8-vjeçarja humbi flokët nga stresi i luftës: Do i lë të më rriten në Parajsë
Sama Tubail
GAZA- Duke imituar lëvizjen e krehjes së tufave të flokëve me një furçë, Sama Tubail shikon reflektimin e saj në një pasqyrë dhe fillon të qajë.
“Jam shumë e trishtuar që nuk kam asnjë fije floku për të krehur me furçën time. Unë e mbaj pasqyrën sepse dua të kreh flokët: Unë me të vërtetë dua t’i kreh flokët përsëri.,”- tregon Sama për CNN.
Për 8-vjeçaren, lëvizja sjell kujtimet e një jete para 7 tetorit 2023 – kur ajo kishte flokë të gjatë dhe luante jashtë banesës së saj me miqtë në Jabalya të Gazës veriore. Por që atëherë, Sama dhe familja e saj kanë qenë në mesin e 1.9 milionë palestinezëve të zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre. Ndërsa dhuna u përshkallëzua, Sama u zhvendos në një kamp zhvendosjeje në Khan Younis të Gazës qendrore.
Sama Tubail
Një javë pas shpalljes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në janar, shefi humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se e mitura është pjesë e një brezi të traumatizuar.
“Fëmijët janë vrarë, kanë vuajtur nga uria apo dhe janë ngrirë deri në vdekje”, tha Fletcher.
‘Pse nuk do të më rriten flokët?’
Vitin e kaluar, mjekët diagnostikuan se rënia e flokëve të Samës ishte rezultat i “shokut nervor”, veçanërisht pasi shtëpia e fqinjit të saj në Rafah u godit nga një raketë izraelite. Përmbysja traumatike e jetës së saj të përditshme që nga 7 tetori gjithashtu ka kontribuar në alopecinë e saj, një gjendje që shkakton rënien e flokëve. Ankthi mendor i Samës u intensifikua pasi ajo u ngacmua nga fëmijët e tjerë për humbjen e flokëve, duke e bërë atë që të qëndronte vetëm në shtëpi. Jashtë, ajo vesh një kapuç rozë për të mbuluar kokën e saj.
Sama Tubail
“Mama jam e lodhur – dua të vdes. Pse nuk më rriten flokët?,”-i tha ajo nënës së saj, Om-Mohammed,.
“Unë dua të vdes dhe të më rriten flokët në Parajsë, në dashtë Zoti.”
Abu Jamei, drejtor i programit më të madh të shëndetit mendor të Gazës, dha një intervistë për CNN përpara se të miratohej armëpushimi në janar. Një teknikë që ai tha se GCMHP përdor është terapia me vizatim, e cila u lejon fëmijëve të shprehin ndjenjat e tyre përmes komunikimit joverbal. Ai kujtoi një rast në të cilin dhënia e hapësirës për të vizatuar i solli një fëmije mundësinë që të flisnin me një psikolog të GCMHP.
“Fëmija tha miqtë e mi janë në parajsë, por njërin prej tyre e gjetën pa kokë. Pastaj pyeste sesi mund të shkonte shoku në parajsë pa kokë dhe vetëm qante.”
Jamei tha se GCMHP po përdorte një plan të shëndetit mendor për të trajtuar pacientët, i cili mund të zgjasë deri në gjashtë muaj./ZËRI
fgjjpg
212jpg
Burimi