‘Hetimori’ në Shëndetësi/ Mziu: Nuk futesh dot si derri në thes! Ndreca: Ruaj etikën! Vokshi u fik mikrofonat! ‘Nxehet’ demokrati

‘Hetimori’ në Shëndetësi/ Mziu: Nuk futesh dot si derri në thes! Ndreca: Ruaj etikën! Vokshi u fik mikrofonat! ‘Nxehet’ demokrati

Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca

TIRANË- Ashtu si mbledhja e një dite më parë dhe këtë të martë, mbledhja e Komisionit Hetimor për koncensionin e “Sterilizimit” dhe “Check up”, është zhvilluar me debate dhe tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Në debat u përfshinë deputeti demokrat, Xhelal Mziu dhe nënkryetari socialist i Komisonit, Plarent Ndreca. Ky i fundit i këroi demokratit që të ruajë etikën dhe të flasë me argumente në mbledhjen e Komisonit dhe jo me fjalor të papërshtashëm. Nuk mungoi as replika e Xhelal Mziut, por as ndërhyrja e kryetares së Komisonit, Albana Vokshi. Kjo e fundit i kërkoi teknikës të fikë mikrofonat e Mziut dhe Ndrecës. Por me sa duket ky veprim nuk i ka pëlqyer Mziut, i cili nuk i kurseu ironitë me Vokshin.
Pjesë nga debati:
Xhelal Mziu: Pse keq interpreton dëshmitarin… pse kush je ti, kam të drejtën për procedurë.
Plarent Ndreca: Çdo ndërhyrje kështu cënon dëshminë e dëshmitarit
Xhelal Mziu: Po ec or burrë…jepi frymë debatit.
Plarent Ndreca: Po c’është kjo ec or burrë, ç’është ky, se kuptoj këtë argument. A mund ta nxjerrim dëshmitarin jashtë gjatë këtij debate?
Albana Vokshi: Hiqjani mikrofonat. Xhelali dhe ne po themi të njëjtën gjë. Të jemi seriozë ju lutem.
Xhelal Mziu: S’futesh dot ti si derri në thes ore, asnjë sekond, a je në terezi ti.
Plarent Ndreca: Ruaj etikën, mos më drejto ti mua ato duar, mos më thuaj mua ik andej. A e ke fjalën për procedurë? Nuk jemi këtu për të dëgjuar brrockullat e tua.
Xhelal Mziu-Albana Vokshit: Ke frikë se bojkotojnë komisionin, dhe tolerancën e ke kështu hapur fare, pra kur flet shoku Ndreca duhet ta dëgjojmë si në kohën e enverit, ky bën pyetje intimiduese ndaj dëshmitarit.
Këtë të martë pritet të dëshmojnë në Komisonin Hetimor, dy auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Klarenc Xhaferraj dhe Bexhet Zeqiri. Këta të fundit do të sqarojnë rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale./ZËRI
Burimi