
HETIMET për tragjedinë e Koçanit/ Arrestohen zyrtarët, bashkëshortja e ish-ministrit të Ekonomisë: Ia lidhën duart për show
Pamje nga “Pulse”
KOÇAN- Mbrëmjen e djeshme, Prokuroria e Koçanit lëshoi tre urdhër arreste për ish-kryetarin e dorëhequr të Komunës Ljupço Papazov, si dhe dy ish-kryetarët Nikollço Iliev dhe Ratko Dimitrovski. Arrestimet erdhën disa ditë pas tragjedisë në një local nate në Koçan ku humbën jetën 59 persona. Zyrtarët akuzohen se kanë lëshuar licencë të falsifikuar për funksionimin e lokalit, i cili kishte problem të theksuara me sistemet e sigurisë. Për këtë tragjedi, është arrestuar edhe ish-ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi dhe disa zyrtarë të tjerë. Bashkëshortja e ish-ministrit, Yllka Bekteshi e quajti ndalimin e tij një shfaqje për mediat dhe e motivuar politikisht. Bekteshi, rrëfen se ish-ministrin e morën nga shtëpia me duar të lidhura, pa baza ligjore.
“Uroj Zoti t’ju jap forcë për të përballuar dhimbjen familjarëve të viktimave.. janë në lutjet tona të gjithë ato që po mjekohen brenda dhe jashtë vendit. Më djegu në shpirt lajmi për shoferin e auto emergjencës që zemra i pushoi mbas asaj nate të kobshme, lutem për djaloshin hero që shpëtoi 21 jetë pa menduar për të veten.. trishtim për bendin që refrenin lanë në gjysëm, të gjithë ato nëna që po luten të mos jetë ky realiteti…sa shumë dhimbje. E kur këtë tragjedi në ditë të kobshme, në ditë zie politika e vendit e përdor për pazaret politike është jashtë çdo lloj norme njerëzore. Fillimisht një gjë të qartësojmë Kreshniku nuk u arrestua, shkoi me vullnet të lirë mbas thirrjes që mori nga stacioni policor, në moment që ka mbaruar njoftohet që është i lirë të shkoj. Mbas 3 minutave duke u bërë gati për të dal njoftohet se i caktojnë masën 24 orë, pa asnjë paralajmërim as prezencën e avokatit mbrojtës marrin Kreshnikun me duar të lidhura për shoë mediatik për ta dërguar në Koçan. Nje gjë të jeni të bindur se populli nuk mund të defokusohet nga fajtorët e vërtetë, licensa e fundit që Kreshniku ka dhënë është e vitit 2021 objekti ka funksionuar me licensë nga v .2012. Për të ardhur te pëlqimi nga Ministria e Ekonomisë duhet fillimisht pëlqim nga Komuna e Koçanit, Ministria e Transportit, Ministria e Punëve të Mbrendshme Mvr, Inspektorati i Tregut, po në fund vjen Ministria e Ekonomisë. Titujt e mediave se arrestohet ish-ministri ishin defokusim nga fajtorët e vërtetë, respekt për mediat që me çdo kusht po përcjellin të vërtetën. 48 orë paraburgim ju caktuan me masën “Vepër të rëndë për sigurinë e përgjithshme”, fillimisht bazë ligjore nuk kanë. Kreshniku nuk ka qenë as shkaktar i zjarrit po as ushtrues detyre në kohën që ndodhi tragjedia. E pritshme që do i shtohen edhe 48 orë plus sepse ju duhet të fitojnë kohë për ta mvesh Kreshnikun me petkun e fajit ama kjo NUK KALON sepse e VËRTETA është me Kreshnikun. Ato politikanë që gjoja na përfaqësojnë vetëm emri shqip ju flet se veprat veç se dihen është e turpshme nga kush po përfaqësohemi. Mbrëmë më njofton avokati që prokurori ka kërkuar burgim 30 ditor për Kreshnikun”, shprehet bashkëshortja e tij.
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u arrestua më 17 mars, një dite pas tragjedisë së rëndë në Koçan, ku për shkak të zjarrit humbën jetën 59 persona. Ai ndodhet në paraburgim pasi dyshohet se ministria e Ekonomisë ka lëshuar licencë të falsifikuar për lokalin e natës. Bashkë me ish-ministrin janë arrestuar edhe 23 zyrtarë të tjerë, mes tyre edhe pronari i klubit “Pulse” ku ndodhi tragjedia./ZËRI
Burimi