“Helena donte që të flisja veç unë”, Rama: Kadare do të argëtohej me propozimet për vendin e tij të varrimit

“Helena donte që të flisja veç unë”, Rama: Kadare do të argëtohej me propozimet për vendin e tij të varrimit

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e vetëm në homazhet në nderim të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare. Rama tha se që në momentin e parë që është njoftuar vdekja e Kadaresë, në inboxin e tij kanë mbërritur mesazhe të pafundme me propozime, për vendin se ku do të prehej shkrimtari i madh shqiptar.
Pasi ka bërë homazhet në nder të Kadaresë, Rama ka thënë se skena në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit e Ansamblit Popullor me hijen e Nënë Terezës ka qenë një rastësi.
Rama tha se Kadare nuk i kishte qejf tubimet, fjalimet, dhe se do argëtohej shumë me propozimet për ta varrosur te Dëshmorët e Kombit, pranë vëllezërve Frashëri apo dhe te varrezat e dëshmorëve në Kosovë.
“Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lereni aty u thashë nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësoi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës. Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e donin
Në inboxin e mesazheve më vinin propozime të pakërkuara për vendin ku do të varrosej Ismail Kadare, nga parku i liqenit deri te varrezat e dëshmorëve në Kosovë. E di si ai arkëmort, që do të argëtohej shumë me këto propozime, dhe do i vinte plasja që nuk merrte dot pjesë në funeralin e vetë. Helena më çoi fjalë që donte vetëm fjalimin tim, nga dikush që nuk flet thjesht se ia do detyra, por edhe dikush që me Ismailin e lidhte kënaqësia e bisedave jo të shpeshta. Sa e mora vesh që vdiq mendova pashmangshmërinë për organizimin e funeralit. Më është bërë si pullë poste pamja e tij e sëkëlldisur në ceremoninë e dekorimit nga vetë presidenti i Francës. U ndjeva personazh i kurthit të fundit të Kadaresë.
Një vorbull e llahtarshme në një pallat të atyre ëndrrave. Bashkë me fytyrën e skëllëdisur më vjen ndër mend një varg: Do bëj një shenjë dhe do iki! Kurrë ky vend nuk do reshtë së përsëritur gjithçka Ismail Kadare dha për të. Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija, jo bashkë me dëshmorët. Ai nuk ishte dëshmorë, por nuk kishte asnjë dëshirë që të ishte dëshmor. Jo bashkë me vëllezërit Frashëri. Nuk na e kishte Ismaili borxh që t’i mohojmë vetminë e tij,”- u shpreh mes të tjerave Rama./ZËRI 
Burimi