
Hashim Thaçi vizitohet nga vëllezërit e tij në EULEX para se të niset për në Hagë
Hashim Thaçi
PRISHTINË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me familjarët e tij në zyrat e EULEX në Kosovë, një ditë pasi vizitoi varrin e të atit. Që prej arrestimit të tij në vitin 2020, kjo është hera e parë që Thaçi kalon natën në Kosovë. Para zyrës së EULEX u mblodhën disa të rinj me flamuj të UÇK-së dhe me pankarta të ndryshme në duar ku shkruhej: “Drejtësi, jo politikë!”
Ish-presidenti vizitoi varrin e babait të tij, një ditë më parë ku vendosi lule mbi varrin e të atit dhe la një mesazh prekës mbi kurorën: Te varri yt erdha i fundit, babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Babai i ish-presidentit të Kosovës Haxhim Thaçi, Haxhi Thaçi, ndërroi jetë më 16 mars në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, ku edhe po trajtohej prej disa javësh në gjendje të rëndë shëndetësore. Kujtojmë se Thaçi e vizitoi të atin në spitalin ku ndodhej i shtruar në Prishtinë disa ditë para se të ndërronte jetë./ZËRI
Burimi