GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për Astrit Avdylajn, kreu i bandës së Shijakut ‘kyç’ gojën në gjyq

GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për Astrit Avdylajn, kreu i bandës së Shijakut ‘kyç’ gojën në gjyq

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për Astrit Avdylin, të arrestuar dy ditë më parë në banesën e tij në Shijak. Gjatë seancës mësohet se Avdylaj nuk ka dhënë asnjë deklarim. Ai u arrestua të shtunën e 29 qershorit gjatë një operacioni që forcat speciale morën në vilën e tij në Shijak të Durrësit. Kreu i bandës së Shijakut ishte në kërkim me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka organizuar atentate ndaj Durim Bamit me porosi të Ervis Martianjt dhe ish-deputetit Arben Ndoka.

Sipas bisedave të zbërthyera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 9SPAK), Avdylaj ka aktivizuar të besuarit e tij për të kryer këtë vrasje. Ai ndodhej pas hekurave bashkë me Emiljano Shullazin, kreun e bandës së Rrugës së Kavajës, në momentin që zhvillonte biseda me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022.
Martinaj kishte lidhur aleancë me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, që gjithashtu është shpallur në kërkim, dhe thurnin planin për vrasjen e Durim Bamit. Një prej ndihmësve ishte Avdylaj që rezulton se ka aktivizuar Arben Mërkurin, të njohur ndryshme dhe si ‘maneci’ dhe nipin e tij Aldo Avdylaj, për të realizuar vrasjen, për llogari të Martinajt e Ndokës./ZËRI
Burimi