GJKKO lë në burg Lul Berishën, ish-kreu i bandës së Durrësit: S’e njoh Luftar Reçin

GJKKO lë në burg Lul Berishën, ish-kreu i bandës së Durrësit: S’e njoh Luftar Reçin

GJKKO lë në burg Lul Berishën, ish-kreu i bandës së

Lulzim Berisha

TIRANË– Lulzim Berisha do të vazhdojë që të qëndrojë në burg. Në seancën e sotme të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, trupa gjykuese ka vendosur që ta lërë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Lulzim Berishën. Pas ekstradimit nga Spanja 2 ditë më parë, Berisha doli sot në gjyq, ndërkohë që mbrojtjen ia bëri avokati i tij, i cili përmendi dhe të penduarin e drejtësië, Luftar Reçin.

Gjatë seancës, Berisha kundërshtoi akuzat e bazuara në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.

“Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt, më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo.”

Ndërsa në një prononcim për media, avokati i tij Detar Hysi është shprehur se dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi janë artifica për të mashtruar institucionet shtetërore, ndaj edhe i bëri një thirrje prokurorëve.

“Duhet të sqaroj opinionin publik, se Luftar Reçi, krijon artifica duke mashtruar institucionet shtetërore. U bëj thirrje prokurorëve të posaçëm, që përdorimi i bashkëpunëtorë të drejtësisë, për interesa të caktuara, apo për statistika mediatike, cenon rëndë sigurinë kombëtare, të jetës dhe pronës. Duhet të heqim dorë nga ky standard eksta ligjor, prokurori duhet t’i përkushtohet përgjegjësisë dhe pavarësisë në ushtrimin e detyrës,”- tha avokati i Lulzim Berishës.

Lulzim Berisha u arrestua më 14 dhjetori 2023 në Spanjë teksa fshihej në Alicante të Spanjës, në kuadër të operacionit “Sant Joan”. Lul Berisha fshihej në Spanjë me letra bullgare. Ish-kreu i bandës së Durrësit ishte shpallur në kërkim në Janar të vitit 2022 për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, krim i ndodhur në 2005-ën.

Biznesmeni Lame u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi. Për vrasjen e Lames çështja u pushua për mungesë provash, ndërsa aktualisht ishte në kërkim vetëm për Klodian Saliun, i cili u vra në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj teksa po lëvizte me makinën “Mercedes Benz”.

Tashmë, me ardhjen e tij në Shqipëri, Lulzim Berisha pritet që të ballafaqohet me të penduarin e drejtësisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar se ish-kreu i Bandës së Durrësit qëndron pas atentatit në të cilin mbeti i vrarë Klodian Saliu, ngjarje e ndodhur në vitin 2005. Për këtë ngjarje janë marrë të pandehur edhe Indrit Taullai dhe Indrit Rusi./ZËRI

Burimi