Fundi i luftës! Trump dhe Zelenksy do të takohen javën e ardhshme
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky
UASHINGTON- Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ka gjasa të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme.
“Ne ndoshta do të takohemi javën e ardhshme”, tha presidenti amerikan.
I pyetur nga gazetarët nëse takimi do të zhvillohej në Uashington, Trump u përgjigj se “Unë nuk do të shkoj atje”, duke nënkuptuar se Zelenksy mund të udhëtojë drejt SHBA-ve.
Donald Trump përsëriti gjithashtu se ai synon të flasë edhe me presidentin rus Vladimir Putin, me qëllimin përfundimtar për të gjetur një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës. Gjatë fushatës elektorale, Trump ishte zotuar se nëse fitonte zgjedhjet presidenciale, do të ndalonte luftën në Ukrainë brenda 24 orëve, pa hyrë kurrë në detaje të mëtejshme rreth planit të tij.
Të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shfaq i gatshëm për negociata të drejtpërdrejta me homologun e tij rus Vladimir Putin dhe liderë të tjerë. Megjithatë, Kremlini vlerësoi se deklarata e Zelenskit ishte “e pakuptimtë”./ZËRI
Burimi