FOTOLAJM- Liqeni i Komanit mbulohet nga plehrat dhe kafshët e ngordhura
👁13969
Pamje nga liqeni i Komanit
SHKODËR- Liqeni i Komanit është kthyer në një ndër destinacionet e preferuara për të gjithë pushuesit vendas dhe të huaj. Prej vitesh, në Koman lundrojnë dhjetra mijëra vizitorë që duan të vizitojnë Shalën, ose të shkojnë për në Tropojë. Por bashkë me fluksin e turistëve kanë ardhur edhe mbeturinat. Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga gazetari Klodian Zhivani, liqeni i Komanit është mbuluar nga mbeturinat. Në liqen mund të shohësh gjithçka, madje edhe kafshë të ngordhura që lundrojnë mbi ujë dhe rrezikojnë të përhapin infeksione.
PAMJE NGA KOMANI:
Burimi