FOTO/ 12 vjet burg për shqiptarin që trafikoi 100 kg kokainë në Britani, i doli emri edhe në Encrochat
Bujar Cozminca
BRITANI E MADHE- Bujar Cozminca, 33 vjeç, bleu dhe furnizoi me 100 kilogramë kokainë Britaninë e Madhe. Sipas mediave të huaja, nga shitja e drogës 33-vjeçari ka siguruar rreth 8 milion £. I riu, rezultonte i dënuar edhe më parë si anëtar i një grupi kriminal.
Bujar Cozminca
Fillimisht ai u arrestua në vitin 2012 me 21 muaj burg për shitje droge. U deportua në Shqipëri, por hyri sërish ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Më pas, ai u arrestua në maj 2021, kur 300,000 £ në para u gjetën në dy prona që ai përdori për pazare droge në Islington dhe Wembley.
Në banesat e tij iu gjetën shënime që tregonin se ai kishte shitur drogë dhe kishte përfituar gati 2 milionë paund. Për këtë vepër penale, ai u dënua me 12 vite heqje lirie.
Emri i tij ka dalë edhe në platformën e koduar EncroChat në vitin 2020. Nga më shumë se 6000 mesazhe që mbanin emrin e tij, rezultoi se Cozminca trafikonte kokainë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe pastronte qindra mijëra paund para brenda javës. Madje aktivitetin e tij nuk e kishte ndalur as gjatë pandemisë së koronavirusit./ZËRI
Burimi