Flamur Noka, letër Bashës: Z. Deputet, mos harxho paratë e PD-së!

Flamur Noka, letër Bashës: Z. Deputet, mos harxho paratë e PD-së!

Flamur Noka dhe Lulzim Basha

TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka kërkuar Lulzim Bashës të mos përdorë asetet dhe simbolet e PD. Noka paralajmëron se nëse Basha vazhdon t’I përdorë, do të bëhet kallëzim në organet përkatëse, SPAK dhe Prokuoria e Tiranës.
Në letër thuhet se në bazë të vendimit marrë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm më datë 11.06.2024, kërkohet që Basha të marrë të gjitha masat për të ndaluar çdo lloj veprimi që mund të kryejë lidhur me asetet e Partisë Demokratike. Asetet përfshijnë ambjentet e marra me qera nga ana e PDSH, llogari bankare, faqet zyrtare në rrjetet sociale, Facebook, Instagram, Tik Tok etj.

LETRA

LETRA

Kërkesa vjen pasi Gjykata e Apelit i dha vulën PD-së së drejtuar nga Sali Berisha./ZËRI

2

1
Burimi