‘Ethet’ e zgjedhjeve! Rama porosi socialistëve në Kavajë e Vorë: Të bëni maksimumin në këto 60 ditë

‘Ethet’ e zgjedhjeve! Rama porosi socialistëve në Kavajë e Vorë: Të bëni maksimumin në këto 60 ditë

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës. Rama tha se për herë të parë, mundësia që Shqipëria të integrohet në BE është reale. Kreu i qeverisë bëri thirrje që më 11 maj të votohet për PS, që mos të ndërpritet puna për në BE. Rama kërkoi fokusim dhe të jepet maksimumi, teksa 60 ditë ndajnë nga zgjedhjet parlamentare.
Edi Rama: Sapo të anëtarësohemi futemi në kategorinë e përfituesve. 300 milionë cdo vit do marrim nga BE vetëm për bujqësinë. E gjithë kjo mund të mos ndodhë nëse në 11 maj Shqipëria nuk voton PS. Janë 1000 vete që punojnë përditë për integrimin në BE. Paramendoni sikur pozicioni ku ndodhet Shqipëria tani të vihet në dyshim. Ne kemi qenë gati për të hap negociatat por nuk ishte Europa gati. Sot e kemi në tavolinë kalendarin e miratuar bashkarisht dhe të dakordësuar që thotë mbyllini negociata në 2027 dhe ne do tju marrim brenda. Në më pak se 60 ditë duhet marrë çdo votë për PS. Ju keni bërë punë shumë të mirë me votuesit në emigracion. Të fokusoheni dhe të bëni maksimumin në këto 60 ditë për punën e bërë tani. Dhe një merak timin, që në 11 maj tu prezantojmë atyre një Noc Rrok madhështor. Duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë. Dhe të thonë çfarë i bëmë vetes që zgjuam Noc Rrokun. 
Kryeministri do të zhvillojë disa takime në orët e fundit para dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit. Rama pritet të zhvillojë një takim me bordin e diasporës që drejtohet nga ministri Taulant Balla. Më pas do të mbledhë në orën 19:00 Kryesinë, nga ku do të dalë dhe përbërja e ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente