
“Është një grup WhatsApp”/ Sula tregon prapaskenat: Gatuajën thashetheme për Berishën
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë demokratike Dashnor Sula, pasi u la jashtë listës së PD-së për zgjedhjet ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka dhe Albana Vokshin. Sula gjatë një interviste për “TV Klan” ka thënë se Noka dhe Vokshi “gatuajnë thashetheme” për Berishën.
“Deri dje unë mendoj për shkak të gjitha rrethanave që zoti Berisha ka qenë i plotfuqishëm 100%. Nuk mendoj që nuk është i plotfuqishëm. Nuk mendoj që zoti Berisha nuk i vë vulën i fundit, por tani zoti Berisha ka arritur në një moment se çfarë gatuhet përqark, çfarë gatuhet gjella, se shikoj mënyrën kur shkon në parlament, si rri Albana, si rri Flamuri, si kapin karrigen, si kapin çantën, si i afrohen te veshi.
E kam parë këtë lloj qasje. Zoti Berisha nuk e ka pasur nga 2005 e këtej. Këta janë dy njerëzit dhe të tjerë aty që gatuajnë një thashethemnajë, ose ngrejnë pluhurin, ose tornadon për zotin Berisha. Kjo nuk është çështje as lëpirje as fresku që i bëjnë zotit Berisha, por gjënë më të madhe e kam nga këta”, tha ai.
Më tej, ai tregoi se kanë edhe një grup për të komunikuar në rrjetin social “WhatsApp”, ku komunikojnë dhe shkruajnë më shumë për festa dhe ditëlindje, sesa për punët e partisë.
“Është një grup WhatsApp-i, aty më shumë deri tani më shumë shkruhej për ditëlindje, për festa, sesa për punë partie. Komplimentohenin njëri-tjetrin. Unë zotit Berisha nuk i kam çuar mesazh për ditëlindje. Kështu jam dreqi e mori. Thashë kur nuk i kam çuar këto tre vjet, pse duhet ta bëj tani. Ata në 6 të mëngjesit shkruanin për zotin Berisha. E merr vesh ti. Të luash mendsh pra”, tha Sula./ZËRI
Burimi