EMRI/ Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Foto ilustruese
TIRANË- Plagosje me thikë në Tiranë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën “Reshit Petrela”, ndërsa i plagosur ka mbetur një 26-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Z. Autori, i identifikuar si Armand Jaupi është vënë në pranga. Ngjarja sipas bluve të kryeqytetit ka ndodhur për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISË:
Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ZËRI
Burimi