Ekzekutimi i Behar Sofisë! Dënohet me 35 vite burg organizatori i vrasjes, Jemin Shera

Ekzekutimi i Behar Sofisë! Dënohet me 35 vite burg organizatori i vrasjes, Jemin Shera

Ekzekutimi i Behar Sofisë! Dënohet me 35 vite burg organizatori i

Behar Sofia

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka dënuar me 35 vite burg Jemin Sherën, i cili akuzohet si organizatori i vrasjes së Behar Sofias që u vra në vitin 2021 pranë shtëpisë së tij në Tiranë më datë 25 shkurt 2021.  Sipas SPAK, Shera pasi ka marrë urdhër për të ekzekutuar Sofinë ka krijuar grup kriminal, me të cilin vëzhgoi viktimën për 6 muaj, deri në momentin kur e ekzekutoi atë. 

Shera akuzohet për “Vrasja me paramendimin”, e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturor kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturor kriminal”.

Për vrasjen e Sofisë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi më 24 janar me 127 vite burg në total pesë të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë në vitin 2021. Togat e zeza të GJKKO kanë dënuar me 7 vjet burgim Ernejt Shytin, të penduarin e drejtësisë. Ndërsa Bujar Leza, Xhuliano Visha dhe Skënder Vathi nga 30 vite burg. 

VENDIMI:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Jemin Shera, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendimin”, e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva Deda, me vendimin Nr. 24, datë 12.03.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës B.S, parashikuar nga nenet 78, pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jemin Ali Shera, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ameve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.

4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Jemin Ali Shera dënohet me një dënim të vetëm prej 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.

5. Llogaritja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Jemin Ali Shera do të vuhet në një burg të sigurisë Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

6. Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara provë materiale, te bashkohen me fashikullin e gjykimit.
7. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurit të deklaruar fajtor me këtë vendim.
8. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Behar Sofia, i cili njihet dhe si “padron i drogës” u ekzekutua pranë shtëpisë së tij në Tiranë më datë 25 shkurt 2021. Sofia njihej edhe si eksponent i botës së krimit, pasi ka qenë i arrestuar në vitin 1998 në Turqi për trafik droge. Ai u qëllua me pistoletë selenciator pranë ish-Piramidës. Sofia u ndoq nga pas nga Ernejt Shyti për disa metra derisa dhe e ekzekutoi./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente