Ekipi i ‘Partisë Mundësia’! Në Tiranë udhëheq listën Shehaj, i dyti Erald Kapri, ndjekur nga Barbara Doda

Ekipi i ‘Partisë Mundësia’! Në Tiranë udhëheq listën Shehaj, i dyti Erald Kapri, ndjekur nga Barbara Doda

Barbara Doda, Agron Shehaj dhe Erald Kapri

TIRANË-Partia Mundësia ka dorëzuar dje listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në Tiranë listën e udhëheq kreu i kësaj force, Agron Shehaj, deputet i Kuvendit prej dy mandatesh dhe një nga kandidatët më të votuar në zgjedhjet e vitit 2021.
I dyti në listë është studiuesi Erald Kapri, i cili kandidon për herë të parë si deputet. E treta është Barbara Doda, me profesion arkitekte, e cila është edhe koordinatore e Partisë Mundësia.

LISTA

Partitë politike kanë dorëzuar tashmë listat e hapura dhe të mbyllura për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 11 Maj. Sa i përket Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës nga 49 kandidatë mes tyre 12 emra janë rezervuar për në listën e mbyllur dhe 37 në listën e hapur. Nga ana tjetër 13 deputetë të Partisë Demokratike janë në listën e hapur për zgjedhjet e “11 majit dhe 19 demokratë në listat e mbyllura. Lista u dorëzua edhe nga koalicioni Euroatlantik I Lulzim Bashës dhe koalicioni “Nisma Shqipëria” drejtuar nga Adriatik Lapaj. Sa i përket PSD Vetë Tom Doshi ka zgjedhur që të garojë për të marrë mandatin e tij në qarkun e Shkodrës. Nga ‘Partia Mundësia’, Agron Shehaj ka vendosur të kandidojë në një nga qarqet më të rëndësishme, Tiranën./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente