“E droguan, apo i çuan plumb në zarf”/ Berisha i bën thirrje Avokatit të Popullit dhe OSBE: Hetoni, ç’ka ndodhur me Veliajn?

“E droguan, apo i çuan plumb në zarf”/ Berisha i bën thirrje Avokatit të Popullit dhe OSBE: Hetoni, ç’ka ndodhur me Veliajn?

“E droguan, apo i çuan plumb në zarf”/ Berisha i bën thirrje Avokatit të Popullit dhe OSBE: Hetoni, ç’ka ndodhur me Veliajn në burg
Berisha: Rikthehemi tek çështja e ditës. Çështja e ditës është seria e fundit e Narcosit, që zhvillohet në godinën e qeverisë, bashkisë Tiranës dhe qelitë e burgut qeveritar në Durrës. Zhvillohet një skenar që as në filma nuk do mund të ishte i tillë. Një skenar me habira, me çudira, të denja për çdo puntatë të Narcosit. Në puntatën e fundit pra, çfarë ndodh? Ndodh që Erion Veliaj ka shndërruar qelinë në zyrën e bashkisë. Erion Veliaj aty firmos dhe vulos sikur të ishte në zyrën e bashkisë. Se si mund të ndodhë kjo e di vetëm regjizori. Sikur të jetë në ‘susam hapu’ apo në urdhër të peshkut. Por kjo nuk është esenciale. Esenciale është se ai për arsyet e veta paraqet para shqiptarëve një dokument me firmë ku i delegon firmën një punonjëse të besuar të bashkisë që quhet Sara Goxhaj. Në një kohë kur 5 ditë më parë Edi Rama i kishet besuar firmën e Erion Veliajt një Anduela Ristanit. Zonja Ristani doli dje në një media dhe u betua e stërbetua se ajo nuk është njeriu i Edi Ramës. Unë nuk mund të them asgjë, por pyetje do ti shtroj zonjës Ristani: Nëqoftëse ti, nuk je njeri konfidente e Edi Ramës, si pranon ti urdhërin antikushtetues të Edi Ramës. Se kush do të drejtojë bashkinë ka tagër të plotë të përcaktojë këshilli bashkiak me Kushtetutë. Dhe në një mënyrë apo një tjetër, kjo e delegimit të firmës është e drejtë personale e atij që beson firmën, se firma nuk i jepet kujtdo. Pra rezulton se zonja Ristani e cila betohet se nuk është konfidente e Edi Ramës, dhe mund të mos jetë se nuk e njoh, por zonja Ristani pranon emërimin e saj antikushtetues në krye të bashkisë nga Edi Rama. Ajo këtë emërim duhet ta kërkonte sipas kushtetutës nga Këshilli Bashkiak.
Tani vijmë tek saltoja mortale e Erion Veliajt. Merrni vesh a është apo nuk është, kush e merr vesh? Vetëm në film Narcosi. Erion Veliaj ndalon edhe sekretarin e përgjithshëm me policë. Nga qelia e mbyllur urdhëron policinë. Se si mund të urdhërojë ai policinë bashkiake që mos e lejoni atë Halilin të mos futet në bashki bashkë me sekretarin e Përgjithshëm, atë e di Edi Rama ose Altin Dumani që janë në këtë skenar. Por marrim pak momentin tjetër. Pasi Veliaj vendos të shkarkojë Ristanin dhe emëroj Sara Goxhaj për firmën e tij, delegon firmën, ai bën një saltro mortale të papritur. Thotë se kjo ishte një keqkuptim dhe këtë e bëri nga një kërcënim alla mafioz i Edi Ramës që vendosi shkarkimin e Erion Veliajt. Dhe me tu marrë vesh shkarkimi i Erion Veliajt, Erion Veliaj sikur të ishte në zyrën e bashkisë së Tiranës dhe jo në Durrës. E kuptoni se çfarë kontrolli i tmerrshëm i bëhet atij njeriu. Si e mori vesh dhe ku e mori vesh ai që u shkarkua dje në ora 2 të ditës. Si e mori vesh me thoni ju mua. Pra këtu bëhet një lojë mafioze, psikologjike e paimagjinueshme. Kush ja tha atij, që vendosi shkarkimin Edi Rama. Thojani shqiptarëve. Dhe Erion Veliaj merr kthesën e menjëhershme ku thotë ishte një keqkuptim se rikthehet, mbetet në fuqi emërimi i Ramës, antikushtetues i tij, për Anduela Ristanin, por nuk asnjë konfirmim nga këshilli bashkiak dhe Erion Veliaj. Defakto firma mbetet gjer tani, pavarësisht se ç’thotë nga statuset. Dhe ju e keni parë e morët vesh. Informatori dixhital raporton se statuset shkruhen nga Edi Rama dhe zyra e tij. Unë nuk marr përsipër të bëjë ekspertiza, por u them qytetarëve, cilido që e dyshon këtë dhe me të drejtë mund ta dyshojë, të marrë pak statuset e Erion Veliajt dhe disa shkrime që shkruante Rama me emrat e gazetarëve të ndryshëm, i shkruante kur atij i shpërthenin ujërat e zeza dhe nuk përmbahej me gojën e shthurur, shkruante çdo gjë identike me statuset e shkruara për Erion Veliajn. Është i njohur stili i Edi Ramës aty. Merrni shkrimet që publikonte dikur Blendi Mane, që është faktuar se i vinte emrin e tij, me dashjen apo pa dashjen e këtij të fundit. Po se Edi Rama ka nevojë të shpërthejë dhe të nxjerrë të zezat dhe kishte një kohë që i nxirrte me anonimat. Thuhej se përdorte dhe Mero Bazen për këto, por mos e pyesni se tani dalë ka, të dhanë të tjera nga regjistrimet shumë interesante. Do i merrni vesh ju, se çfarë thoshte Veliaj për Mjeron. Veliaj për Mjeron këtej i kërkon të zbatojë këtë e këtë, e këtej i vë një epitet, ai që qelb erë. Po në Narcos, Anisa ndodhen të gjithë elementët. Vetëm në Narcos gjen gjëra të tilla, këtej e porosit, këtej i thotë se ka probleme me higjenën personale. Pra, dhe këto janë vetëm një pjesë, është maja e ajsbergut.
Tani të jem i hapur. Nuk kam në mënyrë absolute asnjë lloj sentimenti, dihet se cilat janë sentimentet e mia për Erion Veliajn. Por sentimentet e mia për Veliajn dhe për ligjin janë të ndryshme dhe do të jenë gjithmonë të ndryshme. Ndaj dhe unë i kërkoj me urgjencë Avokatit të Popullit të ndërmarrë një hetim të plotë mbi qëndrimet e Edi Ramës, Erion Veliajt, si personazhe kryesore në këtë puntatë të serialit Narcos. Çfarë ndodh, si mundet që një i burgosur të nxjerrë shkresa me firmë dhe vulë. Përveç të tjerash, ai zotimi i fundit, i djeshëm i tij është marrë pa praninë e avokatit. Avokati nuk është thirrur i pranishëm në takimin e bërë, nëse është bërë fare takimi me Erion Veliajn ku mohon emërimin e Sara Goxhajt, atëherë ata të hetojnë se është absolutisht e ndaluar të takohesh me një të burgusor zyrtarisht pa praninë e avokatit. I çuan atij përpara një plumb në zarf, apo e droguan, apo çfarë i bënë, këto nuk i di unë asnjë. Por këto pikëpyetje po shtrohen mbarë kudo.Pra është i domosdoshëm një hetim nga Avokati i Popullit. I bëj thirrje dhe zyrës së OSBE-së të mbikëqyrë këto zhvillime që nuk ekzistojnë, që pasurojën shumë serinë e Narcosit. Edi Rama thërret në zyrë dhe kërcënon egërsisht punonjës të bashkisë, në një kohë kur ata me kushtetutë janë të pavarur ndaj tij. Nuk kanë asnjë tagër për të thirrur punonjës të bashkisë, për çështje të bashkisë, për tu ngarkuar detyra. Bashkia është e pavaruar nga ekzekutivi, i thërret dhe i kërcënon. Ua mbyll dyert dhe i nxjerr jashtë. Janë zhvillime dramatike kockash mafioze, por skenarit i prin Don Edvini, padrinoja. Siç e shifni.
Të siguroj që nuk kam asnjë komunikim me Veliajn. Sepse nuk kam asnjë sugjerim për të që të bëhet apo jo pentito. Jam i bindur që afera për të cilën është akuzuar është 1/4 e atyre që duhet të akuzohej. Si një njeri që beson në liritë dhe të drejtat e njeriut unë qëndroj se cilido qoftë, meriton trajtimin ligjor në përputhje me Kodet dhe Kushtetutën e vendit. Çdo devijim është banditizëm i turpshëm.
Burimi