Dyshohet se fshihet në Spanjë, Interpol Tirana shpërndan foton e Flodian Plakut, kërkon ndihmë për kapjen e tij
Flodian Plaku
TIRANË- Një ditë pas publikimit të lajmit për shpalljen në kërkim të tij, Interpol Tirana, i ka përcjellë autoriteteve spanjolle dosjen për Flodian Plakun, vlonjatin me tre emra që dyshohet se ka ekzekutuar Gentjan Bejtjan. Fotoja e 41-vjeçarit nga Vlora, i është përcjellë përmes Interpol Tiranës, autoriteteve Spanjolle, duke dhënë informacion për policinë vendase mbi qytetin dhe zonën se ku qëndron i fshehur Flodian Plaku.
Arrestimi i Plakut, do ngjallte shpresat dhe për identifikimin e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë vrasje, pasi në rast pendese të Plakut, prokuroria shpreson të shkojë deri në identifikimin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasje.
Sipas burimeve të policisë së Tiranës, për gazetarin Elton Qyno, identifikimi i Florian Plakut është kryer përmes një analize ADN-je, pasi gjurmët e tij të gishtave janë gjetur në një makinë Golf 7 që dyshohet se u përdor për largimin e autorëve të vrasjes.
Gjurma biologjike e marrë në makinë është krahasuar në bankën e të dhënave të ADN-së që ndodhet në policinë kriminale në Policinë e Shtetit, e cila rezultoi se i përkiste gjurmëve të personit të arrestuar në 2019 për trafik droge, Florian Plaku.
Krimi i rëndë ndodhi në sy të fëmijëve të Bejtjas, teksa ky i fundit ndodhej brenda një sere të vogël, duke vaditur domate./ZËRI
Burimi