DINAMIKA-VIDEO/ Kroni kishte konflikte me vëllanë e Kolës për paratë e kanabisit, u takuan për tu sqaruar
Foto nga vendi ku ndodhi plagosja
SHKODËR- Zbardhet dinamika e plagosjes me armë zjarri në Shkodër. Marjo Kroni dhe Renaldo Kola 29 vjeç janë takuar në rrugën kryesore të fshatit Golem këtëpasdite. Qëllimi i takimit ishte sqarimi, pasi Kroni kishte një konflikt me vëllanë e Kolës për prishjen e pazareve të kanabisit. Të dy po udhëtonin në dy automjete të ndryshme “Audi”.
Në momentin që kanë ndaluar për tu sqaruar, sherri mes tyre ka agravuar dhe Kroni ka nxjerrë armën e zjarrit. Ai ka qëlluar 4 herë në drejtim të 29-vjeçarit duke e lenë të plagosur. Autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat, kanë parë Kolën të shtrirë dhe kanë njoftuar autoritetet. Kola është në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.