Dializa dhe radioterapia sheh rritje pacientësh në 2024, rriten kostot për shërbimet spitalore

Dializa dhe radioterapia sheh rritje pacientësh në 2024, rriten kostot për shërbimet spitalore

Dializa dhe radioterapia sheh rritje pacientësh në 2024, rriten kostot

Foto ilustruese

TIRANË– Viti 2024 ka shënuar një rritje të pacientëve që kanë nevojë për shërbim spitalor me shtretër, përveç kësaj janë rritur edhe kostot e buxhetit. Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Ministra e Shëndetësosë, dializia dhe radioterapia janë dy shërbimet që kanë pasur rritjen më të madhe të numrit të pacientëve. Përtej numrit të pacientëve, ato kanë pësuar edhe rritje në financim.

Të dy trajtimet mjekësore, si në shërbim pubik dhe privat janë të financuara nga shteti. Për vitin 2024 janë realizuar 205,633 seanca me një kosto prej 12,868 lekë për seancë. Në total, shteti ka financuar 115,520 mijë lekë për shërbimin në spitalet publike dhe 1,528,516 mijë lekë për dializën në shërbimin privat. Ndërsa, për radioterapinë në vitin 2024, kanë përfituar 29,665 pacientë nga ky shërbim. Kostoja ishte 3,314 lekë për pacient.

Por, këto të thëna tregojnë se numri i pacientëve në radioterapi ka tejkaluar edhe parashikimet buxhetore. Sipas raportit nga paketat e financuara nga shteti, në vitin 2024 kanë përfituar nga paketa e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë 10,453 pacientë. Ndërsa, 14 pacientë kanë kryer transplant veshkash dhe 4,090 janë trajtuar për kataraktën e syrit./ZËRI

Burimi